Asnje feste nuk do te ishte e bukur nese nuk do te shoqerohej me ushqime te shijshme dhe te gatuara mire . Jemi ne prag festash , dhe pervec preukopimit se si do te zbukurojme shtepine shqetesohemi dhe per faktin se cfare do te gatuajme ate nate .

Initaly Risto & Gusto do t’ju sjelle disa nga shume recetat e nje nder chefave me te mire, Chef.Armando Kikino se c’fare mund te gatuajme ne keto vigjilje festash.

 

Stinko qingji I furres me rozmarine

 Per 4 persona nevoiten :

  • 4  stinko qengji
  • 2 lugë vaj ulliri
  • kripë spn
  • piper i zi i sapo bluar  spn
  • 6 thelpinj hudhër,  të pa qëruar, por te shpuar me majën e një thike
  • 6 degë rozmarinë të freskët
  • 300 ml leng pule ose perimesh

 

Ndezim furren ne temperature 240° qe te nxehet.

Vendosim mishin e qengjit ne nje tepsi dhe lyejme mire me vaj ulliri.   E rregullojme me kripe dhe piper te sapo bluar dhe kur furra te jete gati e fusim te marri nje faqe per 20 min. deri sa te marri nje ngjyre te kuqerremte. Pas 20 min e heqim mishin nga furra dhe ulim temperature ne 165°.

Nderkohe qe bie temperature e furres sperkasim mishin me yndyren qe ka kulluar ne tepsi, shtojme hudhrat, rozmarinen. Shtojme 150 ml leng pule ose perimesh.

E mbulojme mire me flete alumini dhe I mbyllim mire anet qe te mos dalin avujt e gatimit dhe e fusim ne furre per 2 ore. Nxjerrim mishin nga furra, rritim temperaturen ne 200°. Heqim letren e aluminit , shtojme lengun e mbetur dhe vzhdojme gatimin ne furre per 15 min.

E sherbejme te ngrohte dhe mund ta shoqerojme me domate , qepe dhe karrota te furres.

Falenderojme Chef.Armand Kikino per recetat e tij te mrebullueshme !