Rreth Nesh

IMG_9786

Fillimi i aktivitetit të INITALY lindi në shkurt te vitit 2015 në Elbasan me vullnetin e zonjës BRUNILDA ISUFI. Sipërmarresja është e lindur në vitin 1976, vjen nga një përvojë e madhe mbi më shumë se 12-vjet në fushën e administrimit të ushqimeve në Itali, bashkarisht me bashkëshortin e saj, e cila kupton që vendi i saj është gati për të mirëpritur përsosmërinë italiane, profesionalitetin dhe normativat higjeno-sanitare në respekt edhe të raportit të drejtë cilësi-çmim. Themelore, është vullneti nga ana e institucioneve për të zbatuar, aplikuar dhe për të respektuar ligjet dhe normativat ose rregullat europiane: çdo “lojë” ka rregullat e veta, pa të cilat asnjë sipërmarrës nuk do të rrezikonte për të ndërtuar biznesin e tij duke shfrytezuar dhe penguar aftësitë e veta.

INITALY nuk dëshiron të jetë kompani e zakonshme tregtare: Kërkesa, oferta, çmimi….. Misioni me të cilin propozohet është rrënjosur nga dy linja kryesore: – Mirëqenja në kuzhinë dhe partnerët komercialë. Një binom që kombinon cilesinë, zinxhirin ushqimor të kontrolluar, dhënien e produktit, shërbimin, konsulencën dhe shpirtin e një personi që ka dedikuar pasionin dashurinë, sakrificat, kohën! Pikerisht për këtë kemi përfshirë personalisht titullaritetin nga partnerët tanë tregtare: duke sensibilizuar dhe trasmetuar klientëve tanë të gjithë historinë që është pas çdo produkti. Dhe vetëm duke predikuar një formim profesional ne mund ti rrënjosim këto vlera klientit tonë. Për këtë kemi investuar një politikë të gjerë të marketingut, duke filluar nga panairet lokale për katering institucionale, deri në marrjen e një licencë për të promovuar kurse trajnimi profesionale.

Ndjekja e politikës së kompanisë në pajtueshmëri me rregulloret të vendosura në fushën e punës ka shpërblyer pozitivisht kontrollet inspektuese nga ana e institucioneve doganore,  fiskale, shëndetësore dhe ato të punës.

Në mars 2016, ka filluar kursi i parë i trajnimit profesional pranë sallës së ekspozitës (Showroom) në Tiranë dhe në prill përpunimi i mishit. Edhe aktivitetet e kateringut, kërkuar dhe organizuar në Showroom Tiranë , po ngrihen në këmbë falë mobilizimit të kuzhinës së pajisur.

Në muajin korrik 2017 u inaugurua Show Room Saranda duke u afruar me shërbimin dhe duke perfeksionuar kërkesat e bregdetit . Për të qënë të pranishëm në çdo restorant që vlerëson cilësinë italiane dhe ushqimin e shëndetshëm.

Aktualisht INITALY operon me magazinën qëndrore në zemër të Shqiperisë në qytetin e Elbasanit, si dhe dy showroom-e në Tiranë dhe Sarandë. Duke shpresuar të zgjerohemi në gjithë Shqipërinë pse jo dhe në trevat jashtë saj.

 

INITALY Risto&Gusto trasmeton kulturën e restoracionit italian cdo ditë e më shumë në atdhe nëpermjet specialistëve të huaj dhe shqiptar.