Pica eshte ushqimi me i njohur dhe i dashur ne bote. Pica per here te pare u prezantua  ne qytetin e Napolit, dhe nga fundi i shekullit te nentembedhjete, pica kalon kufijte rajonale dhe kombetare duke pushtuar te gjithe boten me shijen e saj te pa diskutueshme . Cdo ushqim ka nje teknike te sajen te gatuarit , por me produktet cilesore cdokush mund te behet chef edhe nga shtepia. Initaly Risto & Gusto do tju tregoje sekretin e picave te verteta italiane .

RECETA E PICES INITALY RISTO & GUSTO 2020

PERBERESIT : 

PER 5 KG MIELL                                                                               PER 1 LT UJE

  • 2.750 Lt uje te ftohte                                                                  1 Lt uje te ftohte
  • 5 kg miell  Perteghella                                                                1.8 kg miell Perteghella
  • 12.5 gr maja e fresket                                                                  4.5 gr maja e fresket
  • 125 gr kripe e holle                                                                      45 gr kripe e holle
  • 125 gr vaj ekstra i virgjer                                                            45 gr vaj ekstra i virgjer

 

Hidhet mielli ne brumatrice dhe e perziejme me majane (gjithmone i holluar me pak uje te vaket )  dhe vihet ne pune paisja .Hedhim ngadale  80%  te sasise  se ujit  dhe pjesen tjeter e leme menjane, 20% ne nje recepient  .Pasi te jete krijuar brumi hidheni ne qender me ngadale kripen dhe me pas  pjesen tjeter te ujit .Mbas  10 min hidhini vajin ne fund .Pasi eshte krijuar nje brum homogjen ndaloni pajisjen .Lereni 2 minuta dhe punojeni perseri 2 minuta dhe pastaj ndaloni  pajisjen .Me pas mbulojeni brumin me nje mbulese pambuku te njomur me uje dhe lereni per nje ore e me pas pergatisni topat e brumit ne baze te gramatures se pelqyeshme nga ju .Lereni  me pas te lievitoje dhe 2 ore te tjera  dhe vereni  ne frigorifer per maturim 16 -24 ore .Mbas kohes se maturimit ,nxirreni 2 ore perpara nga frigoriferi para se te pergatisni picat .MATURIM NE MASE eshte e keshillueshme per ke trajton sasi te medha, maturimi ne mase . Pra sapo del brumi nga brumatricja,lihet dy ore jashte dhe pastaj vendoset ne frigorifer per 24 ore. E nxjerrim nje pjese te brumit dhe bejme topat  dhe e leme jashte per 4 ore para se te pergatisim picat .Eshte e mundur dhe pergatisim topa te tjere brumi pasi ta nxjerrim nga frigoriferin brumin ne mase dhe ta veme serisht ne frigorifer.

Ps. Nese brumin e deshirojme krokant tek kornizat eshte ok me vaj, por nese e duam te bute , mundet te mos e perdorim vajin e ullirit ne recete.

Brume me 55% uje — mundet te shtojme dhe pak me shume uje nese e deshirojme me te lehte brumin.

 

ISUFI BRUNILDA