Elbasan ,22.02.2020
KURSI I PICES
NOCIONET THEMELORE PER FILLESTARE
Ne ambjentetet e ndermarrjes Initaly Risto & Gusto me tematike ‘’ Teknikat e pices ‘’ u zhvillua kursi i organizuar nga administratorja Brunilda Isufi ne bashkepunim me chef Armand Kikino dhe mjeshtrin e picave Gazmend Bleta si dhe me pjesmarrjen e studenteve te ‘’Qendres se Edukimit Kulinar’’ .
Pica eshte ushqimi me i njohur ,i perhapur dhe i dashur ne bote. Per thjeshtesine e saj dhe kosto te ulet eshte nje pjate qe me te vertete i kenaq te gjithe . Prandaj per te realizuar nje pice te shijshme nevojiten produkte cilesore ajo cfare ne u ofrojme konsumatoreve ne treg.
Gjate kursit u trajtuan tematika te ndryshme si :
- Profesioni i Picajolit
- Perberesit kryesor te pices: miell, uje , maja, kripe dhe vaj
- Fryrja dhe maturimi brumit
- Metoda e berjes se brumit
- Brumi dhe hapja e diskut
- Pjekja
- Llojet e brumit
- Brumera speciale
- Mbushja e pices
- Si edhe kostot e ushqimit per nje pice
Ne fund studentet asistuan vete ne pergatitjen e picave.